Bota

Dy qentë pitbull vrasin foshnjen 15-muajsh, sulmojnë edhe nënën e tij

E plagosur ka mbetur edhe nëna, e cila ka tentuar të ndërhyjë

E.K
Dy qentë pitbull vrasin foshnjen 15-muajsh, sulmojnë edhe
Qen pitbull

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një djalë 15-muajsh, është sulmuar nga dy qenë pitbull, dhe vdiq si pasojë e plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur në Salerno, ndërsa qentë ishin në pronësi të një shoku të nënës së viktimës. Kjo e fundit ka tentuar të ndërhyjë, por është sulmuar po ashtu nga qentë dhe për pasojë ka mbetue e plagosur, jashtë rrëzikut për jetën.

Djali i vogël është sulmuar në kopshtin e shtëpisë së tij dhe në trupin e tij janë gjetur plagë të thella. Nëna, pas përpjekjes së dëshpëruar për të ndërhyrë, ka pësuar lëndime në këmbë, ku është kafshuar. 

Sipas asaj që u raportua nga Corriere Salerno, qentë mund ta kenë ngatërruar fëmijën me një "kukull loje", si një objekt me të cilin ndonjëherë luanin, ose mund ta kenë konsideruar atë një element "të huaj", duke e sulmuar.

Poll

MOS HUMB