Bota

Sulme dhe festë! Irani zotohet të hakmerret për vdekjen e Khameneit

onflikti ka dëmtuar qendrat ajrore, ka tronditur zona me popullsi të dendur dhe ka ndërprerë dërgesat e naftës.

F.I
Sulme dhe festë! Irani zotohet të hakmerret për vdekjen e
pamje nga sulmet

IRAN-Kontrasti midis festimeve dhe zisë nxjerr në pah përçarjet e thella në Iran. Në të gjithë SHBA-në , njerëzit dolën në rrugë, disa duke festuar dhe të tjerë duke protestuar kundër sulmeve ndaj Iranit, pas vdekjes së liderit suprem Ali Khamenei. Grumbuj të mëdhenj iranianësh mbushën rrugët e Teheranit dhe qyteteve të tjera në Iran gjatë natës, duke festuar për vdekjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khameneit.

Nga ana tjetët Izraeli thotë se ka kryer një valë të re sulmesh "në zemër të Teheranit", ndërsa Irani lëshon sulme të reja pas vrasjes së Khameneit. 

Irani ka sulmuar tashmë bazat ushtarake amerikane, Izraelin dhe objektiva në të gjithë rajonin. Konflikti ka dëmtuar  qendrat ajrore, ka tronditur zona me popullsi të dendur dhe ka ndërprerë dërgesat e naftës.

Në qendër të kryeqytetit iranian është parë një shpërthim gjigant. Kjo vjen pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se aviacioni i vendit po godet objektiva “në zemër të Teheranit”. Sipas Reuters, mediat shtetërore iraniane raportojnë se shpërthime u dëgjuan pranë kompleksit ku ndodhen radioja dhe televizioni iranian.

Poll

MOS HUMB