Bota

"E kemi të ndaluar"/ Agjencitë funerale ruse refuzojnë të zhvillojnë ceremoninë e lamtumirës për Navalny

Lajmi vjen vetëm tre ditë pasi autoritetet ruse më në fund ia dorëzuan eshtrat e Navalny nënës së tij, Lyudmila, e cila javën e kaluar foli publikisht për kërcënimet që hetuesit i bënë ndërsa kërkonin që lideri i opozitës ruse të varrosej në fshehtësi, pa asnjë lloj lamtumire publike, shkruajnë mediat e huaja. 

a.l
"E kemi të ndaluar"/ Agjencitë funerale ruse refuzojnë
Funerali

RUSI- Agjencitë funerale dhe sallat e ngjarjeve publike janë ndaluar të organizojnë një memorial publik për armikun e ndjerë të Kremlinit, Alexei Navalny. 

"Ne kemi telefonuar shumicën e agjencive private dhe publike të funeralit, objekteve komerciale dhe sallat e funeralit. Disa prej tyre thonë se vendi është plotësisht i rezervuar. Disa refuzojnë kur përmendim mbiemrin 'Navalny'. Në një vend na thanë se agjencive funerale e kishin të ndaluar të punonin me ne," shkroi Kira Yarmysh në X. 

Lajmi vjen vetëm tre ditë pasi autoritetet ruse më në fund ia dorëzuan eshtrat e Navalny nënës së tij, Lyudmila, e cila javën e kaluar foli publikisht për kërcënimet që hetuesit i bënë ndërsa kërkonin që lideri i opozitës ruse të varrosej në fshehtësi, pa asnjë lloj lamtumire publike, shkruajnë mediat e huaja. 

“Duke më parë në sy, më thanë nëse nuk jam dakord për një varrim të fshehtë, do të bëjnë diçka me trupin e djalit tim. Koha po punon kundër jush, trupi po dekompozohet", tha ajo në një video të shpërndarë në rrjetet sociale. 

Vdekja e Alexey Navalny

Pasditen e 16 shkurtit, Shërbimi Federal i Ndëshkimit të Rusisë raportoi vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny në Institucionin Korrektues Nr. 3 në Kharp, Okrug Autonome Yamalo-Nenets, në Siberinë veriperëndimore. Alexei Navalny ishte i burgosur që nga fillimi i vitit 2021. Gjykata e qytetit të Moskës e dënoi atë me 19 vjet burg në një burg të sigurisë së lartë për "ekstremizëm" në gusht 2023.  

Mëngjesin e 19 shkurtit, Lyudmila Navalnaya mbërriti në morgun në qytetin e Salekhard ku dyshohet se mbahej trupi i djalit të saj, politikanit opozitar Alexei Navalny. Megjithatë, as ajo dhe as avokatët e saj nuk u lejuan të hynin. Më 20 shkurt, Lyudmila regjistroi një video apel drejtuar presidentit të Rusisë, duke kërkuar që trupi i djalit të saj të kthehej në mënyrë që ajo ta varroste. Dy ditë më parë, më 24 shkurt, punonjësit e burgut rus më në fund ia dorëzuan nënës së tij trupin e liderit të opozitës Alexei Navalny./ZËRI

Poll

MOS HUMB