Bota

E pabesueshme por e vërtetë! Cili është i vetmi popull që jeton mes drogës, Kina i dha tokë ndërsa SHBA armë

Themeli i saj nuk qëndron vetëm në besimin e krishterë, por edhe në një shpresë të thellë për shpëtimin e një populli të shtypur, që kërkon të gjejë identitetin e vet mes kaosit të historisë.

M.M
E pabesueshme por e vërtetë! Cili është i vetmi popull
Ushtria burmeze

BURMË- Në qytetin Lashio të Burmës, të përshkuar nga reshjet musonike dhe një regjim i dhunshëm, ndodhet një kishë e vogël e ndërtuar në vitin 1971. Ajo ka një veçori të veçantë, në vend të një kambane tradicionale, përdoret një granatë e ndryshkur e varur nga trarët e hyrjes. Kjo granatë simbolizon më shumë sesa një instrument, ajo përfaqëson një besim të ndërlikuar që kalon përtej aspektit fetar, duke mishëruar historinë dhe luftën për mbijetesë të popullit lokal Wa.

Wa-t janë një grup etnik që ka kaluar përmes vështirësive historike, të përndjekur nga Kina dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Ftohtë. Në këtë periudhë, CIA shpërndau armë për ta për t'i përdorur kundër komunistëve kinezë, duke rezultuar në forcimin e tyre si trafikantë të fuqishëm droge. Tradicionalisht fermerë të lulekuqes, Wa-t u kthyen në një nga kartelët më të mëdhenj të heroinës dhe metamfetaminës në botë. Ironikisht, ky zhvillim erdhi si rezultat i përfshirjes amerikane, ku plani i SHBA-ve për të përdorur Wa-t si aleatë kundër komunizmit përfundoi me krijimin e një fuqie jashtë kontrollit të tyre.

E pabesueshme por e vërtetë! Cili është i vetmi popull
Populli burmez

Në këtë sfond të dhunës, trafikut të drogës dhe manipulimit ndërkombëtar, ngritja e një kishe të tillë është një simbol i qëndrueshmërisë dhe përshtatjes. Themeli i saj nuk qëndron vetëm në besimin e krishterë, por edhe në një shpresë të thellë për shpëtimin e një populli të shtypur, që kërkon të gjejë identitetin e vet mes kaosit të historisë.

Shteti Wa është një nga vendet më të fshehta në tokë. Kërkojeni në Google Maps dhe nuk do ta gjeni, madje edhe nëse kërkoni vizë do t'ju refuzohet. BBC ishte në mesin e një grupi të vogël gazetarësh ndërkombëtarë dhe vendas të ftuar për një turne që ndodh vetëm ‘një herë në jetë’. Hyrja ishte nëpërmjet një poste kufitare jo shumë larg kufirit verilindor të Mianmarit me Kinën.

Pasi u kontrolluan tërësisht nga ushtarët burmezë, gazetarët kaluan kufirin dhe u përqafuan ngrohtësisht nga kujdestarët, përfaqësues nga stacioni televiziv lokal, Wa TV. Shteti Wa është sa Uellsi, me një popullsi prej rreth gjysmë milioni. Është me të vërtetë një shtet brenda një shteti, në kufirin kinez. Statusi autonom daton nga një marrëveshje paqeje e rebelëve të Wa--së me qeverinë qendrore në 1989. Në këmbim të ndalimit të luftimeve, rebelëve iu dha tokë për ta menaxhuar sipas dëshirës, kështu që Wa-ja në fillim u mor me vjeljen e lulëkuqeve.

E pabesueshme por e vërtetë! Cili është i vetmi popull
Populli burmez

Askush nuk e kishte menduar se vetëm në dhjetë vite, shteti Wa-nit do të fitonte reputacionin si një nga prodhuesit kryesorë të opiumit dhe heroinës në botë. Edhe sot, droga është ende një problem kryesor, sipas BBC prodhimi i opiumit në shkallë të gjerë ka pushuar, por zakoni i drogës thjesht ka shkuar në ambiente të mbyllura dhe është kthyer në një traditë për këtë popull. Raportet e Kombeve të Bashkuara dhe Departamentit të Shtetit të SHBA-së akuzojnë Wa-në se po bëhet prodhuesi kryesor i pilulave metamfetamine, të njohura në vend si "yaba".

Dashuria e Wa-s për të paligjshmen nuk kufizohet vetëm në drogë, por shkon edhe më tëj me shitjen e kafshëve të rrezikuara. Pothuajse në çdo rrugë ka një dyqan që shet pjesë të kafshëve të rrezikuara. Gratë shitëse thonë se shumica e klientëve të tyre janë kinezë dhe se dërgesa përtej kufirit mund të organizohet lehtësisht. Tregu më i famshëm i kafshëve të egra në Mianmar, Mong La , është vetëm 100 km (62 milje) larg, por ajo që bie në sy në Panghsan është se sa i mirëorganizuar është ky treg. Këto dyqane nuk janë tezga tregu, por supermarkete të pjesëve të kafshëve të rrezikuara.

E pabesueshme por e vërtetë! Cili është i vetmi popull
Dyqani i kafsheve te rrezikuara

Mesazhi është i qartë Wa-nët janë të kënaqur me statusin e tyre dhe me lirinë në të cilën ata jetojnë, edhe pse është kthyer në shqetësim për të gjithë pjesën tjetër të botës./ ZËRI

Poll

MOS HUMB