Bota

Deputeti shuan me fikës zjarri qirinjtë në parlament

Braun, lideri i partisë së ekstremit të djathtë, u pa duke hequr fikësen e zjarrit nga muri përpara se të kalonte nëpër hollin ku ishin qirinjtë.

f.t
Deputeti shuan me fikës zjarri qirinjtë në parlament
Grzegorz Braun

POLONI- Videoja e një politikani polak, i cili ka përdorur një fikës zjarri për të shuar qirinjtë në parlament është bërë virale në rrjet.

Grzegorz Braun, lideri i partisë së ekstremit të djathtë, u pa duke hequr fikësen e zjarrit nga muri përpara se të kalonte nëpër hollin ku ishin qirinjtë. Braun më pas doli në podium dhe përshkroi Hanukkah (festë 3-ditore hebreje) si “satanike” dhe u shpreh se po rivendoste normalitetin.

Kryetari i Parlamentit e përjashtoi më pas politikanin nga seanca plenare e ditës. Ai e quajti aktin “skandaloz” dhe tha se do të informonte prokurorët mbi aktin e Braun./ZËRI

Poll

MOS HUMB