Bota

E rëndë! Familja në Kosovë goditet nga rrufeja, humb jetën 64-vjeçarja

Gruaja ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

F.I
E rëndë! Familja në Kosovë goditet nga rrufeja, humb
FOTO ILUSTRUESE

KOSOVË- Një grua 64-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja në Prevallë të dielën, ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Gruaja ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

"Më datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marrë informatën se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra nga viktimat, grua 64-vjeçare nga Ferizaji ishte në gjendje më të rëndë, e njëjta ka ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Reshjet e sotme në Prevallë vijnë pas disa ditëve me diell dhe temperatura të larta, të shoqëruara me zjarr që është shpërndarë në disa zona./ZËRI

Poll

MOS HUMB