
TURQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një grua është qëlluar me armë zjarri në kokë nga bashkëshorti i saj. Vrasja ka ndodhur në lagjen Arnavutkioi të Stambollit dhe e gjithë skena është filmuar nga një banore e zonës.
Vrasësi shihet në video duke ndjekur ish-gruan e tij dhe në një moment e qëllon në kokë. Pasi ajo bie në tokë, ish-burri e qëllon edhe dy herë të tjera. Serpil Gül (35) dhe Harun Gül (40), të cilët ishin prej 2 vitesh në fazën e divorcit, janë bërë bashkë dje për ceremoninë e synetisë së një prej 2 fëmijëve të tyre.
MOMENTI ME VIDEO:
Mes të dyve ka nisur debat për çështjen e kujdesit ndaj fëmiljëve dhe kështu ndodhi edhe vrasja. Vrasësi i bashkëshortit pas aktit të tij qëndroi mbi trupin e gruas derisa Policia erdhi për ta arrestuar./ZËRI