Bota

E RËNDË në Britani! Plagosen me thikë të paktën 8 persona, 6 prej tyre fëmijë

Pacientët janë transferuar në Spitalin e Fëmijëve Alder Hey, Spitalin Universitar Aintree dhe spitalin Southport dhe Formby.

f.t
E RËNDË në Britani! Plagosen me thikë të paktën 8
PAMJE NGA VENDNGJARJA

BRITANI E MADHE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Southport të Merseyside, ku një person filloi të sulmonte me thikë disa fëmijë dhe më pas edhe njerëz të tjerë, ku raportohen të paktën 8 persona. 

“Policia ka arrestuar një burrë dhe ka sekuestruar një thikë. Ai është dërguar në një stacion policie”, tha policia Merseyside në një deklaratë.

Pacientët janë transferuar në Spitalin e Fëmijëve Alder Hey, Spitalin Universitar Aintree dhe spitalin Southport dhe Formby, tha Shërbimi i Ambulancës North Ëest në mediat sociale.

Deklarata e Policisë:

Ne mund të konfirmojmë se shërbimet e urgjencës janë në Southport pas një incidenti të madh këtë mëngjes, të hënën, 29 korrik. Rreth orës 11:50 na thirrën në një pronë në rrugën Hart për të raportuar për një goditje me thikë. Ka një numër viktimash të raportuara dhe më shumë detaje do të konfirmohen kur të jetë e mundur. Policia e armatosur ka ndaluar një mashkull dhe ka sekuestruar një thikë. Ai është dërguar në komisariat. Ju lutemi shmangni zonën derisa të merremi me këtë incident. Nuk ka asnjë kërcënim më të gjerë për publikun.

Aktualisht dinamika e ngjarjes dhe identiteti i autorit nuk bëhen të ditura./ZËRI

Poll

MOS HUMB