Bota

E RËNDË në Kosovë, makina përplas gruan shtatzënë, humb binjakët! Vetë në gjendje kritike

Policia bën me dije se shoferi është arrestuar dhe po merret në pyetje

E.K
E RËNDË në Kosovë, makina përplas gruan
Pamje nga vendi i ngjarjes

KOSOVË- Një aksident i rëndë është regjistruar një natë më parë në Vushtri të Kosovës ku një makinë ka përplasur një grua shtatzënë. Kjo e fundit për shkak të aksidentit ka humbur dy binjakët e saj, ndërsa vetë raportohet se ndodhet në gjejndje kritike për jetën. Policia bën me dije se shoferi është arrestuar dhe po merret në pyetje. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 23 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore, e cila ishte shtatzënë. Dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa sipas mjekëve vet viktima është në gjendje të rëndë. Me vendimin e prokurorit, drejtuesi i mjetit është dërguar në paraburgim./ZËRI

Poll

MOS HUMB