
TURQI- Një person mbeti I vdekur, shtatë të plagosur dhe 184 të bllokuar në ajër kur një shtyllë që mbante një teleferik u shemb jashtë vendpushimit turk të Antalias. Helikopterët e pajisur me vizion nate u thirrën për të shpëtuar 184 persona ende të bllokuar në kabinat e sistemit të teleferikut, tha në një deklaratë kryebashkiaku i Antalias, Muhittin Bocek.
“Ekipet tona të specializuara janë këtu. Dashtë Zoti, ne do t'i shpëtojmë të gjithë brenda një kohe të shkurtër," tha Bocek.
Antalya’daki teleferik faciasında 25 kabinde bulunan toplam 184 kişiyi kurtarma çalışmaları devam ediyor.
— Haber Anadolu (@haberanadolu_) April 12, 2024
İçişleri Bakanlığı 5 kişinin kurtarıldığını açıkladı.
Bölgeye çevre illerden helikopter takviyesi yapılıyor. pic.twitter.com/XMwUFd39ps
Ngjarja kur një nga kabinat e sistemit të teleferikut Sarisu-Tunektepe ra në një zonë shkëmbore ndërsa shtylla u shemb, tha ministri i Brendshëm turk Ali Erlikaya. Rreth 110 personel të urgjencës u dërguan në vendin e përplasjes, ndërsa alpinistë specialistë u dërguan nga pjesë të tjera të Turqisë./ZËRI