Bota

Bandat ekzekutojnë brenda makinës drejtorin e burgut të 'rrezikshëm' në Kolumbi

Presidenti socialdemokrat njoftoi gjithashtu se kishte thirrur një mbledhje urgjente për të diskutuar "masat" që do të zbatoheshin në "të gjitha burgjet e vendit".

E.K
Bandat ekzekutojnë brenda makinës drejtorin e burgut të
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtori i burgut La Modelo, i cili është një nga burgjet kryesore të Kolumbisë, u vra në atentat një ditë më parë në Bogota, pas kërcënimeve për jetën nga të burgosurit, njoftoi presidenti i vendit, Gustavo Petro.

“Drejtori i burgut Elmer Fernandez u vra ndërsa ishte brenda makinës së tij”, tha Ministri i Drejtësisë Nestor Osuna.

Drejtori Fernandes "kishte marrë detyrat e tij më 4 prill" dhe po zbatonte urdhrat "për të kryer kontrolle të befasishme në qeli" përpara se të vritej "në një mënyrë të neveritshme", tha Presidenti Petros përmes X.

Presidenti socialdemokrat njoftoi gjithashtu se kishte thirrur një mbledhje urgjente për të diskutuar "masat" që do të zbatoheshin në "të gjitha burgjet e vendit". Edhe pse Kolumbia prodhon sasinë më të madhe të kokainës në botë, sipas OKB-së, niveli i dhunës në burgje, ose kundër personelit dhe zyrtarëve të burgjeve, nuk është i krahasueshëm me atë në Ekuadorin fqinj, ku qendrat e paraburgimit shpesh kthehen në teatro të masakrës, sidomos për shkak të konflikteve me bandat e viteve të fundit./ZËRI

Poll

MOS HUMB