
GAZA - Ushtria izraelite raportoi të premten vdekjen e një komandanti izraelit të tankeve në luftimet tokësore në Rripin jugor të Gazës. Major Shai Oriel Bezem, 23 vjeç, një ushtar rezervë që shërben si komandant tankesh në Batalionin e Nëntë, u vra në betejë në Rripin jugor të Gazës.
Ushtria izraelite, në faqen e saj zyrtare, tha se ky lajm çon numrin e përgjithshëm të ushtarëve dhe oficerëve të vrarë që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor në 449, duke përfshirë 118 viktima që nga fillimi i betejave tokësore në enklavë më 27 tetor.
Që nga 7 tetori, të paktën 18,787 palestinezë janë vrarë dhe 50,897 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës./ZËRI/