
GREQI- Është zbardhur dëshmia e shqiptarit 39-vjeçar, që vrau me armë zjarri partneren e tij rumune, në banesën ku jetonin së bashku në rrugën “Patroklou” në Kaminia rreth orës 07:30 minuta të mëngjesit të së premtes.
Kur shqiptari shkoi në vendin e ngjarjes, gjeti në sallonin e shtëpisë trupin e 29-vjeçares, mbuluar me pellg gjaku. Pas arrestimit nga ana e policisë, Gentian Mino pretendoi se me gruan e tij ka pasur një debat të ashpër dhe ia vuri armën në kokë, me qëllim që ta frikësojë. Por mediat greke kanë shkruar se ai ka thënë përpara autoriteteve se e ka bërë të gjithën për qejf. Personat që e njihnin viktimën kanë thënë se kishin vënë re së fundmi ndryshim në pamje dhe në sjelljen e tij.
Si ndodhi vrasja?
Kur e reja është kthyer nga puna në shtëpi, ka parë se 39-vjeçari shqiptar e ka pritur duke pirë alkool. Mes tyre është zhvilluar një debat i ashpër dhe shqiptari ka nxjerrë armë, duke e qëlluar me plumb në kokë. Autori ka telefonuar ambulancën dhe policinë, teksa ka rrëfyer krimin përpara hetuesve.
Arma me të cilën Gentian Mino ka vrarë partneren e tij rumune posedohej në mënyrë të paligjshme, ndërsa ai ishte i njohur për autoritetet e zbatimit të ligjit. Policia tha më herët se nuk ka denoncime për autorin për dhunë nga partnerja. 29-vjeçarja ishte me origjinë rumune dhe kishte dyqan në qendër të Heraklionit./ZËRI/