
SHBA- Elon Musk shumë shpejt do ta shohim edhe si gazetar pasi pritet të intervistojë, kandidatin për presidencën e SHBA-së, Donald Trump.
Intervista, e cila është planifikuar për të hënën mbrëma (12/8), mund t'i ofrojë ish-presidentit një mundësi për t'u rikthyer në qendër të vëmendjes.
Ngjarje të ngjashme në platformën "X" kanë hasur në probleme teknike, ndaj Musk po merret me përgatitjet e fundit.
“Do të bëj disa teste të pastrimit të sistemit sonte dhe nesër para bisedës,”- shkroi Musk në platformën e tij, më parë e njohur si Twitter.
Intervista do të transmetohet drejtpërdrejt edhe nga llogaria zyrtare X e Trump. Trump iu rikthye këtij rrjeti social 1 muaj pasi u ble nga Musk, pasi pronarët e mëparshëm të platformës kishin pezulluar aksesin e ish-presidentit.
Musk gjithashtu ka themeluar një organizatë që mbledh para për të mbështetur fushatën zgjedhore të Trump. Ndaj për t'i kthyer nderin, Trump, i cili ka qenë prej kohësh një kritik i automjeteve elektrike, ndryshoi qëndrim.
“Unë jam pro makinave elektrike. Duhet të jem, sepse Eloni më mbështeti shumë fort. Kështu që nuk kam zgjidhje tjetër,”- tha Trump gjatë një mitingu në fillim të gushtit./ZËRI