Bota

"Epstein" trondit Ballkanin: Trafik organesh nga Maqedonia, trutë e 1000 personave u trafikuan nga Shkupi drejt SHBA-së

Konkretisht, janë zbuluar akuza tronditëse për përfshirje të mundshme të një shtetasi të Maqedonisë, profesor në Universitetin e Kolumbias, në eksportimin e trurit të njerëzve nga Maqedonia e Veriut me qëllim fundor, eksperimente shkencore në Shtetet e Bashkuara.

zh.ll
"Epstein" trondit Ballkanin: Trafik organesh nga Maqedonia, trutë
 Dosja Epstein

MAQEDONI E VERIUT- Dosja Epstein ka tronditur jo vetëm Amerikën, por edhe Ballkanin, teksa ka zbuluar emra të përfshirë, mes tyre edhe zyrtarë të fuqishëm. Por, këtë herë janë zbuluar detaje të tjera nga Ballkani në dosjen famëkeqe. Konkretisht, janë zbuluar akuza tronditëse për përfshirje të mundshme të një shtetasi të Maqedonisë, profesor në Universitetin e Kolumbias, në eksportimin e trurit të njerëzve nga Maqedonia e Veriut me qëllim fundor, eksperimente shkencore në Shtetet e Bashkuara.

Këto zbulime kanë ardhur pas zbulimit të një emaili të dartës 5 shkurt 2019, me titull: Ilaçi 50-vjeçar që mund të zgjidhë krizën e vetëvrasjeve në Amerikë, të dërguar me datë 5 shkurt 2019-të, me emër dërguesi dhe marrësi të censuruar, thuhet se nga Maqedonia kanë mbërritur në SHBA rreth 1000 tru njerëzish, disa prej tyre nga persona që kanë kryer vetëvrasje.

Bëhet fjalë për një email, në të cilin diskutohen kërkime që lidhen me shkaqet dhe aspektet biologjike të vetëvrasjeve, ndërsa lidhur me eksportimit e trurit të njerëzve nga Maqedonia e Veriut drejt SHBA, një anëtar i fakultetit të Universitetit të Kolumbias ka ndihmuar në të gjithë këtë proces. Gjithashtu, në dokumente përmenden gjithashtu shkencëtarë nga disa universitete të njohura amerikane, duke përfshirë Pittsburgh, Columbia, New York dhe Yale.

Në pjesën për Maqedoninë, thuhet se “vendi i vogël ballkanik siguron “material” referuar organit të trurit tek njerëzit. Mësohet se organet janë dërguar menjëherë pas heqjes, ndërkohë që hetimi nuk përmban asnjë informacion nëse familjet e të ndjerëve dhanë pëlqimin e tyre për një përdorim të tillë të organeve, as nëse institucionet shtetërore ishin në dijeni ose dhanë leje për një lëvizje të tillë.

Organet janë transportuar me aeroplan nën eskortë speciale dhe u dërguan me anije në Shtetet e Bashkuara. Atje, ata kanë përfunduan në kuti speciale, të shënuara me kode, sipas anës së trurit dhe datës së marrjes, pa specifikuar vendin ku organet i nënshtroheshin më pas procedurave eksperimentale.

"Epstein" trondit Ballkanin: Trafik organesh nga Maqedonia, trutë
pjese nga dokumenti i publikuar

/ZËRI

Poll

MOS HUMB