Bota

Erdogan nuk ndalet: Emri i Netanyahut do të hyjë në histori si ai i Hitlerit dhe Millosheviçit

Duke folur në një ngjarje për shënimin e 64-vjetorit të grushtit ushtarak të vitit 1960 që rrëzoi kryeministrin e atëhershëm Adnan Menderes, presidenti turk nuk i kurseu akuzat.

E.K
Erdogan nuk ndalet: Emri i Netanyahut do të hyjë në histori si ai
Benjamin Netanyahu dhe Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Emri i Netanyahut do të hyjë në histori si ai i Hitlerit, i Millosheviçit, i Karaxhiçit, tha këtë të hënë Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, duke theksuar se bombardimi i fundit i një kampi refugjatësh në Rafah ndodhi pas thirrjes së Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të ndaluar sulmet. Duke folur në një ngjarje për shënimin e 64-vjetorit të grushtit ushtarak të vitit 1960 që rrëzoi kryeministrin e atëhershëm Adnan Menderes, presidenti turk tha:

"Kriminelët gjenocidalë, të cilët kanë vrarë më shumë se 36,000 vëllezër tanë palestinezë deri më sot, kanë rënë raketa dhe bomba mbi civilët në një kamp refugjatësh në Rafah, të cilin e shpallën dje zonë të sigurt. Kjo masakër, e ndodhur pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë bëri thirrje për t'i dhënë fund sulmeve, zbuloi edhe një herë fytyrën e përgjakshme dhe të shëmtuar të shtetit terrorist. Duke qenë se Netanyahu dhe rrjeti i tij vrasës nuk mund të përkulin rezistencën heroike të popullit palestinez, ai po shtrydhet brenda vendit të tij dhe po përpiqet të zgjasë jetën e tij politike duke derdhur më shumë gjak."

Netanyahu “nuk do të mund të shmangë të kujtohet me mallkime, si Hitleri, Millosheviqi, Karaxhiçi dhe faraonët e tjerë të historisë, të cilët ai i imiton”, përfundoi presidenti turk./ZËRI

Poll

MOS HUMB