Bota

Çështja e Groenlandës/ “Plas” eurodeputeti danez: Zoti Trump shporru!

Vistisen, një anëtar i grupit të krahut të djathtë Patriots for Europe, iu referua komenteve të Presidentit Donald Trump në lidhje me kontrollin e Grenlandës për të garantuar sigurinë ndërkombëtare.

I.F
Çështja e Groenlandës/ “Plas” eurodeputeti danez:
Anders Vistisen

KOPENHAGEN- Politikani danez Anders Vistisen u kritikua për përdorimin e gjuhës ofenduese gjatë diskutimit për administratën re të SHBA, në parlamentin evropian të Strasburgut më 21 janar. Vistisen, një anëtar i grupit të krahut të djathtë Patriots for Europe, iu referua komenteve të Presidentit Donald Trump në lidhje me kontrollin e Grenlandës për të garantuar sigurinë ndërkombëtare.

“Zoti Trump f*ckk off (shporru)”, tha ai gjatë fjalimit të tij.

"Groenlanda nuk është në shitje”, theksoi eurodeputeti danez.

Trump ka shprehur interes për ta bërë Grenlandën, një territor autonom i Danimarkës, pjesë e SHBA-së që nga rizgjedhja e tij në nëntor. Groenlanda me rreth 57.000 banorë është me rëndësi të madhe strategjike për SHBA, që ka atje një bazë aviacioni ushtarak me sistem paralajmërues për raketat balistike. Kryeqyteti i Groenlandës Nuuk është më afër Nju Jorkut se sa Kopenhagës.

Që nga viti 2009 Groenlanda ka të drejtë, që të shpallë pavarësinë përmes referendumit. Megjithë pasuritë e mëdha nëntokësore si naftë e gaz, ekonomia e këtij vendi është e brishtë dhe e varur fort prej mbështetjes nga Kopenhaga si dhe nga peshkimi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB