
HOLANDË - Udhëheqësi veteran populist anti-islamik Geert Wilders po shkon drejt një fitoreje dramatike në zgjedhjet e përgjithshme holandeze. Kështu sugjeron një sondazh i Ipsos.
Pas 25 vitesh në parlamentin holandez, partia e tij Liria po shkon drejt marrjes së 35 ulëseve, sipas Exit Poll. Kjo nënkupton se partia që ai drejton është shumë përpara rivalit të tij më të afërt, një aleancë e krahut të majtë.
Nëse konfirmohet rezultati, do të trondisë politikën holandeze. Mirëpo, Uilders do të ‘luftojë’ për të gjetur parti, që do t'i bashkohen atij në qeveri. Asnjë parti nuk mund të fitojë vende të mjaftueshme, për të qeverisur e vetme dhe tre parti të mëdha e kanë bërë të qartë se nuk kanë dëshirë të punojnë me zotin Wilders.
Aleanca e krahut të majtë e Frans Timmermans parashikohet të dalë e dyta, me 26 vende në parlament. Favoritët për të fituar garën, liberalët e qendrës së djathtë nën udhëheqësit të ri Dilan Yesilgöz, nuk po shkojnë më larg sesa vendi i tretë./Zëri.ai/