Bota

Nisur nga Gisele Pelicot- Çfarë është nënshtrimi kimik dhe si “mbulohen” rastet e abuzimit seksual nga përzierja e drogave

Kjo çështje do shumë kohë që të hetohet pasi autoritetet kanë të bëjnë me një drogë që zhduket shumë shpejt nga sistemi imunitar

I.F
Nisur nga Gisele Pelicot- Çfarë është nënshtrimi
Gisele Pelicot

PARIS- Rasti i Gisele Pelicot, e cila u përdhunua nga njerëz të ndryshëm për 10 vite rresht pasi drogohej sistematikisht nga burri i saj ka tronditur Francën. Madje bashkëshorti i saj e pranoi në gjykatë se ai e drogonte atë dhe rekrutonte njerëz në internet për ta përdhunuar. Por, si Gisele nuk ishte në gjendje të kuptonte atë çfarë po i ndodhte? Përgjigja është se ajo ishte nën efektin e një përzjerie droge e cila quhet “nënshtrimi kimik”.  

Në dekadën e fundit janë rritur rastet, ku shumë gra kanë folur publikisht se ato janë droguar dhe përdhunuar. Por ajo çfarë haset më së shumti është se personat që kanë rënë pre e kësaj substance është se ato nuk mbajnë mend asgjë, madje as nëse ato janë droguar në të vërtetë.

Në Francë 82% e viktimave të përdhunimit thanë se ato kanë rënë pre e përdhunimit nga “nënshtrimi kimik”, por shumë pak raste janë trajtuar. Madje edhe një deputete franceze, Sandrine Josso tha se ajo u drogua nga kolegu i saj, Joel Guerriau pasi ai tentoi ta përdhunojë. Ajo tha se kur shkoi në spital ishte gjysmë e vetëdijshme dhe se zemra i rrihte fortë dhe ishte e mpirë. Ajo e përshkroi situatën sikur të ishte në prag të vdekjes.

Ndërsa, avokati i Guerriau tha se ka ndodhur një keqkuptim pasi klienti i tij nuk kishte qëllim ta përdhunonte. Edhe pse gjendja e Josso duhej të shërbente si një kambanë alarmi për autoritetet, kjo çështje do shumë kohë që të hetohet pasi ata përballen me një drogë që zhduket shumë shpejt nga sistemi imunitar, dhe se personi që drogohet nuk mban mend asgjë ditën tjetër dhe kështu rasti mbyllet shpejtë dhe hetimet ndërpriten…

Por çfarë është nënshtrimi kimik?

Nënshtrimi kimik konsiston në dhënien e substancave kimike një personi, pa pëlqimin ose pa dijeninë e tij me qëllime kriminale. Ky fenomen sa vjen dhe po rritet ndjeshëm, duke u bërë një shqetësim i konsiderueshëm shoqëror. Sulmet seksuale janë krimet më të shpeshta, viktimat janë kryesisht gra dhe të mitur. Për këtë arsye, është e nevojshme të udhëzohen të rinjtë në mënyrë që ata të jenë në dijeni për rreziqet që iu kanosen. Ata duhet të dinë se çfarë është ky fenomen, çfarë substancash mund të përfshihen, cilat janë simptomat kryesore, si të shmanget kjo situatë dhe çfarë të bëjnë në rast se janë viktimë e këtij lloji krimi ose njohin dikë që është.

Kërkimet rreth nënshtrimit kimik janë të pakta edhe pse shkencëtarët janë të vetëdijshëm se ai ekziston apo se përdorët nga shumë njerëz që kanë qëllime kriminale ndaj një personi tjetër. Raste të shumta hasen në “night clubs” ku pijet janë objektivi i “grabitqarëve”. Ata hedhin një drogë pluhur, e cila nuk lë shije apo erë dhe nuk kuptohet në momentin kur hidhet në gotë.

Në momentin kur droga bie në kontakt me lëngun ajo krijon një turbullirë dhe molekula të mëdha, por nëse e konsumon pa e kuptuar, personi në fjalë fillon të humbasë vetëdijen, të ketë rrahje të shpeshta të zemrës dhe të humbasi shikimin. Efekti i drogës zgjat për pak orë, dhe ditën tjetër, personi në fjalë mund të ndjejë dhimbje koke për një kohë të gjatë.

Nënshtrimi kimik krijohet duke përzier substancat e metilendioksimetamfetamina, LCD, flunitrazepam, hidroklorur ketamine dhe gama-hidroksibutirat. Përzjerja e këtyre substanace psikoaktive ndihmon në humbjen e vetëdijës së një personi, por edhe në fshirjen e “gjurmëve” të tyre nga sistemi imunitar.

Pavarësisht rasteve, profesionistët e kujdesit shëndetësor nuk janë të trajnuar apo të informuar për këtë çështje. "Nënshtrimi kimik është konsideruar gjithmonë një problem i vogël ose i izoluar", tha Dr Leïla Chaouach. Kjo ndodh për shkak se më pak se një mijë persona mund ta raportojnë ose dyshojnë se janë droguar, ndërsa persona të tjerë as nuk janë në dijeni se diçka e tillë i ka ndodhur.

Rasti i Gisele Pelicot është shembulli më i freskët. E droguar për 10 vjet ajo sërish nuk dyshonte se diçka e tillë dhe e tmerrshme po i ndodhte. Ajo dyshoi se kishte probleme të ndryshme shëndetësore, pasi ajo filloi të pësonte rënie të flokëve, humbje të kujtesës dhe boshllëqe të shumta, po ashtu si edhe probleme të ndryshme gjinekologjike, por bashkëshorti gjithmonë i thoshte se nuk ka asgjë serioze dhe pavarësisht gjëndjes së saj të rëndë ai vazhdonte të rekrutonte burra dhe ta përdhunonte sistematikisht.

Problemet e saj gjithashtu nuk u morën kurrë si të rëndësishme as nga mjeku i saj që ajo shkoi për 7 vite rresht duke u ankuar për dhimbje të shumta në trup dhe probleme gjinekologjike. Edhe vetë rasti i deputetës u “heshtë” dhe kjo ndodhi pasi parlamenti u shpërbë dhe ndoshta hetimet do të nisin sërish në tetor, ose të vazhdojnë të shtyhen dhe të mos merren seriozisht, pavarësisht shkallës së rëndësisë që këto raste kanë. /Përktheu ZËRI nga Medscape, Le Monde, Elsevier, BBC dhe National Institutes of Health

Poll

MOS HUMB