Bota

Çfarë ndodhi? Shërbimi Sekret i SHBA qëllon një person të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë

F.I
Çfarë ndodhi? Shërbimi Sekret i SHBA qëllon një
FOTO ILUSTRUESE

SHBA-Shërbimi Sekret amerikan ka qëlluar një person të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë, tha agjencia. Incidenti ndodhi pak pas mesnatës të së dielës pas një “përplasjeje të armatosur” me forcat e rendit. Policia lokale kishte raportuar agjencinë për një “individ vetëvrasës” që mund të udhëtonte në Uashington DC nga Indiana.

“Ndërsa oficerët u afruan, personi mbante një armë zjarri. Më pas pati një konfrontim, gjatë të cilit ai u qëllua nga personeli ynë,” tha Shërbimi Sekret në një deklaratë në X të postuar nga zëdhënësi Anthony Guiglielmi.

Nga përplasja me armë nuk pati asnjë efektiv të lënduar, ndërsa personi që u plagos u transportua ne spital dhe ende nuk dihet gjendja e tij, raportojnë mediat amerikane. 

Poll

MOS HUMB