Bota

Çfarë po ndodh me Messenger? Përdoruesit në alarm: Mesazhet janë fshirë

Përdoruesit kanë ngritur alarmin për bisedat, ku disa prej tyre raportojnë se transmetimi i mesazheve “ngec” .

f.t
Çfarë po ndodh me Messenger? Përdoruesit në alarm:
FOTO ILUSTRUESE

SHBA- Vështirësi në përdorimin e platformës Facebook Messenger janë raportuar nga qindra përdorues në orët e fundit. Siç raporton Down Detector në orët e fundit, problemet kanë nisur sot rreth orës 13:00 të pasdites.

Përdoruesit kanë ngritur alarmin për bisedat, ku disa prej tyre raportojnë se transmetimi i mesazheve “ngec” dhe nuk shfaqet siç duhet, duke shfaqur mesazhet më të fundit. Të tjerë raportojnë se mesazhet e tyre janë fshirë.

Çfarë po ndodh me Messenger? Përdoruesit në alarm:
GRAFIKU

Ndërkohë probleme janë raportuar edhe në faqen kryesore të Facebook, pasi ajo nuk është duke u përditësuar në një kohë./ZËRI

Poll

MOS HUMB