Bota

FDA gjen baktere brenda bojës së tatuazheve

Për shkak se boja depërton thellë në lëkurë, mund të shkaktojë infeksione serioze. Kështu bën me dije një nga autoret e studimit, Linda Katz.

k.m.
FDA gjen baktere brenda bojës së tatuazheve
Foto ilustruese

SHBA- Miliona baktere mund të jenë në shishe të mbyllura me bojë tatuazhesh dhe grim të përhershëm edhe pse paketimi është etiketuat si "steril". Lajmi është bërë me dije nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA). Për shkak se boja depërton thellë në lëkurë, mund të shkaktojë infeksione serioze. Kështu bën me dije një nga autoret e studimit, Linda Katz.

"Patogjenët ose substancat e tjera të dëmshme në këto bojëra mund të 'udhëtojnë' nga vendi i injektimit përmes gjakut dhe sistemeve limfatike në pjesë të tjera të trupit,"- shpjegoi ajo për CNN.

Siç vuri në dukje Katz, një zhvillim i tillë mund të ketë pasoja serioze për shëndetin, pasi nëse përhapet, bakteret mund të shkaktojnë komplikime kërcënuese për jetën si endokardit, një inflamacion potencialisht fatal të mukozës së zemrës ose shok septik.

Simptomat e infeksionit të bojës së tatuazhit

Simptoma të tjera, më të zakonshme të infeksioneve nga boja e tatuazhit janë skuqjet në vendin e injektimit, infeksion bakterial lëkure, skuqje, etj. Njerëzit me shumë ose tatuazhe të mëdha janë në rrezik më të madh sepse kështu u rritet edhe mundësia e ekspozimit ndaj mikroorganizmave. Një pjesë e problemit, thonë shkencëtarët, është se nuk ka një metodë standarde për të sterilizuar bojërat që injektohen në lëkurë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB