Bota

Fëmija shkon ta ndihmojë! Ekzekutohet para syve të familjarëve krimineli serb në Brazil

Vrasësi i dyshuar Darko Geiser Nedeljkoviç kishte humbur gjurmët që në vitin 2014, por duket se kundërshtarët nuk e kanë harruar.

D.XH
Fëmija shkon ta ndihmojë! Ekzekutohet para syve të
Vritet serbi ne Brazil

BRAZIL – Krimineli serb Darko Geiser Nedeljkoviç u ekzekutua në Sao Paolo të Brazilit më 5 janar 2024, kur u sulmua nga një person i panjohur, kur ndodhej përpara shtëpisë së tij. Ai ndodhej në ato momente me familjen e tij.

Nedeljkoviç dyshohet se ishte anëtar i klanit kriminal “Skaljar” dhe u vra të premten në darkë, kur ishte duke ecur me biçikletë dhe ishte bashkë me gruan e fëmijët në bregdetin e Sao Paolos. Një person i panjohur ka shkuar pranë tij me armë në dorë dhe e qëlloi. Fëmija i tij i shkoi në ndihmë, por tashmë ishte tepër vonë.

Duke qenë se goditja ishte nga shumë pranë, mafiozi serb ndërroi jetë menjehërë. Nedelkjoviç në Brazil ka përdorur një identitet të rremë, Dejan Kovaç. Fqinjët kanë thënë për mediat vendase se ai sa duket kishte arritur të largohej nga bandat dhe punonte në një punishte zdrukthtarie.


Mediat serbe madje e dinin atë të vdekur. Kjo sepse, pas dyshimeve se ai kishte marrë pjesë në vrasjen e Andrija Mrdakut në Beograd në vitin 2014, nuk ishte bërë më i gjallë. Gaiser më herët kishte qenë i lidhur me disa grupe kriminale në Serbi dhe në Bosnjë, por ‘zhdukja’ e tij në atë kohë nuk u raportua nga askush./ZËRI/

Poll

MOS HUMB