
VATIKAN- Pavarësisht shqetësimeve për shëndetin e tij, Papa Françesku ka udhëhequr festimet e Pashkëve, duke dhënë një mesazh paqeje përpara një turme të madhe në Vatikan, shkruan BBC. Festimet janë zhvilluar në mbarë botën për të shënuar festën më të rëndësishme në kalendarin e krishterë, "Pashkët".
Dhjetëra mijëra besimtarë janë mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit për të dëgjuar Papa Françeskun të udhëheqë meshën e së dielës së Pashkëve. Është tradicionale për shumë njerëz që të ndjekin shërbimet të shtunën në mbrëmje, si dhe të dielën. E diela e Pashkëve ndiqet nga 1.4 miliardë njerëz në mbarë globin.








Shërbimet janë mbajtur gjithashtu në shumë kryeqytete, qytete dhe qyteza evropiane. Papa Françesku u bëri thirrje besimtarëve të gëzohen pavarësisht krizave politike apo shqetësimeve personale dhe globale. Konkretisht, ai përmendi pamëshirshmërinë e urrejtjes dhe mizorinë e luftës, të cilat thyejnë mallin për paqen botërore, por edhe egoizmin dhe indiferencën.
Rreth 6,000 njerëz morën pjesë në festën për të përkujtuar ringjalljen e Jezu Krishtit në Bazilikën e Shën Pjetrit. Sipas Françeskut, Pashka duhet t’i inkurajojë njerëzit dhe t’u japë atyre shpresë./ZËRI