
GREQI- Atika verilindore është në mëshirë të zjarrit që nisi mesditën e së dielës nga zona e Varnavasit. Zjarri me ndihmën e erërave të forta u shtri në një front prej më shumë se 30 kilometrash. Flaka e ndihmuar nga era krijon vazhdimisht vatra të reja zjarri dhe përhapen si rrufe. Nga vlerësimi i parë mendohet se më shumë se 100 mijë hektarë janë bërë hi.

Mbi 700 zjarrfikës në betejë me flakët

702 zjarrfikës me 27 ekipe komando pyjore, 199 automjete dhe vullnetarë me ndihmën e të gjitha agjencive të Mbrojtjes Civile po punojnë në frontin e zjarrit. Nga ajri, deri në dritën e fundit të ditës, ndërhynë 35 mjete ajrore dhe konkretisht 17 avionë dhe 18 helikopterë.

Greqia ka aktivizuar mekanizmin evropian të mbrojtjes civile dhe kërkesës greke deri më tani i janë përgjigjur: * Franca, me dërgesën e një helikopteri, i cili pritet të mbërrijë sot; * Italia, me dërgimin e dy avionëve zjarrfikës Canadair, që do të vijnë nesër në mëngjes; * Republika Çeke, me dërgimin e 75 zjarrfikësve dhe 25 automjeteve, që priten brenda 24 orëve të ardhshme.
Po ashtu, i është ofruar gjithashtu ndihmë nga Spanja, Qiproja dhe Turqia.
30 mesazhe janë lëshuar nga "112" për largimin e banorëve nga vendbanimet Desi Geraka, Kaleji Marathona, Nea dhe Palaia Penteli, Patima Chalandriou, Patima Vrilissiou, Krassa Ano Vrilissiou si dhe nga Dionisos në një drejtim të sigurt./ZËRI