Bota

Fotoreporteri turk i AFP u burgos se raportonte demonstratat 'pro-Imamoglu'

Lajmin e dha për "AFP", avokati i fotoreporterit.

k.m.
Fotoreporteri turk i AFP u burgos se raportonte demonstratat
Foto ilustruese

STAMBOLL- Një gjykatës turk urdhëroi sot paraburgimin e Yasin Akgul, një fotoreporter për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP), me akuzën e pjesëmarrjes në një tubim të paligjshëm në mbështetje të Ekrem Imamoglu. Lajmin e dha për "AFP", avokati i fotoreporterit.

Gazetari bëri me dije gjatë seancës së tij gjyqësore se kishte shkuar në tubim për të mbuluar protestën në mbështetje të kryebashkiakut të burgosur të Stambollit, por akuzohet se ka marrë pjesë si protestues. Por pavarësisht pretendimeve të tij, gjykatësi e la në paraburgim. Mbi të rëndojnë akuzat për pjesëmarrje në tubime, marshim i paligjshme dhe moslargim vullnetar pavarësisht paralajmërimeve nga forcat e Policisë.

Akgul, i cili punon për AFP, u arrestua herët të hënën në shtëpinë e tij, së bashku me nëntë gazetarë të tjerë në Stamboll dhe Izmir (perëndim), qyteti i tretë më i madh i vendit. Lidhur me rastin, ka pasur një reagim edhe nga "Reporters ëithout Borders" (Reporters Sans Frontiers- RSF), OJF, e cila e përshkroi vendimin e gjyqtarit turk si "skandaloz".

“Kjo është hera e parë që një gazetar, identiteti i të cilit është konfirmuar qartë, ndalohet në bazë të këtij ligji kundër tubimeve dhe demonstratave. Ky vendim skandaloz pasqyron një situatë gjithnjë e më serioze që po zhvillohet në Turqi,"- tha për AFP Erol Oteroglu, përfaqësuesi i RSF-së për Turqinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB