Bota

FOTOT/ Sulmi ndaj Izraelit, festë në Iran, qindra njerëz dalin në rrugë

Flamujt e Iranit dhe Palestines janë valëvitur në shesh

E.K
FOTOT/ Sulmi ndaj Izraelit, festë në Iran, qindra njerëz dalin
Qytetar qe puth predhen

IRAN- Dhjetra njerëz kanë dalë në rrugë në Iran, për të festuar sulmin që shteti i tyre ka bërë ndaj Izraelit, duke lëshuar dronë dhe raketa balistike.

Imazhet e përhapura në mediat sociale tregojnë grupe njerëzish që valëvitin flamujt iranian dhe palestinez teksa mblidhen në shesh në mes të natës.

Garda Revolucionare e Iranit kishte konfirmuar disa orë më parë se një sulm ishte nisur kundër Izraelit si hakmarrje për bastisjen e 1 prillit në konsullatën e tij në Damask.

Ky është sulmi më i madh që i bëhet Izraelit, që pas nisjes së luftës në Gaza. Si pasojë, një vajzë e mitur është plagosur, ndërkohë që shumica e dronëve janë neutralizuar në ajër.

Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf bëri një deklaratë në asamble, duke thënë: "Populli iranian ka nisur një sulm të paprecedentë kundër armikut. Është një përgjigje ndaj krimeve sioniste dhe është në përputhje me konventat e Kombeve të Bashkuara".

FOTOT/ Sulmi ndaj Izraelit, festë në Iran, qindra njerëz dalinFOTOT/ Sulmi ndaj Izraelit, festë në Iran, qindra njerëz dalinFOTOT/ Sulmi ndaj Izraelit, festë në Iran, qindra njerëz dalinFOTOT/ Sulmi ndaj Izraelit, festë në Iran, qindra njerëz dalinFOTOT/ Sulmi ndaj Izraelit, festë në Iran, qindra njerëz dalinFOTOT/ Sulmi ndaj Izraelit, festë në Iran, qindra njerëz dalinFOTOT/ Sulmi ndaj Izraelit, festë në Iran, qindra njerëz dalinFOTOT/ Sulmi ndaj Izraelit, festë në Iran, qindra njerëz dalinFOTOT/ Sulmi ndaj Izraelit, festë në Iran, qindra njerëz dalinFOTOT/ Sulmi ndaj Izraelit, festë në Iran, qindra njerëz dalinFOTOT/ Sulmi ndaj Izraelit, festë në Iran, qindra njerëz dalinFOTOT/ Sulmi ndaj Izraelit, festë në Iran, qindra njerëz dalin

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB