Bota

FOTOT/ Policia bastis një hotel në Banjskë, gjen armë, fishekë e pajisje ushtarake

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

F.I
FOTOT/ Policia bastis një hotel në Banjskë, gjen armë,
MJETET E SEKUESTRUARA

KOSOVË-Sërish janë sekuestruar municione në veri të Kosovës. Policia ka zhvilluar një kontroll shtesë në hotelin “Rajska Banja” në Bansjkë të Zveçanit, ku janë gjetur armë e pajisje ushtarake. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

"Sot gjatë ditës kemi zhvilluar një kontroll shtesë në Hotelin Rajska Banja dhe kemi gjetë 2 jelek antiplumb, AK-47, 8 Karikator me fishekë dhe disa pajisje të tjera ushtarake. Besohet se këto prova materiale kanë qenë aty që nga rasti i Banjskës”, ka thënë këtë premte zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, për mediat në Kosovë.

FOTOT/ Policia bastis një hotel në Banjskë, gjen armë,
armët e sekuestruara
FOTOT/ Policia bastis një hotel në Banjskë, gjen armë,
armët e sekuestruara

Kjo nuk është hera e parë Policia e Kosovës ka gjetur armatim në Banjskë që nga sulmi i shtatorit, 2023./ZËRI

Poll

MOS HUMB