Bota

Franca në 'shok', djathi Camembert rrezikon të zhduket

Krijimi i këtij djathi është i varur nga kjo lloj kërpudhe, e cila prodhon baktere të gjalla. 

k.m.
Franca në 'shok', djathi Camembert rrezikon të zhduket
Camembert

PARIS- Djathi klasik francez Camembert ka rrezik të zhduket. Qendra Franceze për Kërkime Shkencore raportoi se kërpudhat e nevojshme për të bërë djathin – "Penicillium camemberti" – janë në mungesë. Krijimi i këtij djathi është i varur nga kjo lloj kërpudhe, e cila prodhon baktere të gjalla. 

Franca në 'shok', djathi Camembert rrezikon të zhduket
Penicillium camemberti

Deri në vitet 1950, Camemberts kishte myk gri, jeshil dhe portokalli, por industria ushqimore i donte ato të bardha. Tani, mutacionet që janë bërë, kanë shkaktuar që kërpudhat të humbasin aftësinë për t'u riprodhuar, duke e vendosur djathin Camemberts në rrezik ekzistencial.

Edhe Roquefort përballet me një kërcënim të ngjashëm, por duket se situata është pa zgjidhje për Camembert, produktin më të vlefshëm të eksportit të Normandisë./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB