Bota

Gafa skandaloze e kryeministrit suedez: Izraeli ka të drejtë të bëjë gjenocid

Kreu i qeverisë suedeze Ulf Kristersson tha pa dashje se Izraeli ka të drejtë të bëjë gjenocid. Kjo deklaratë shkaktoi zemërimin e turmës.

D.XH
Gafa skandaloze e kryeministrit suedez: Izraeli ka të drejtë të
Ulf Kristersson

SUEDI - Kryeministri suedez Ulf Kristersson bëri një gafë të tmerrshme, kur tha se Izraeli ka të drejtë të bëjë gjenocid, gjatë një ngjarjeje në një bashki të vendit, ku morën pjesë shumë protestues pro-palestinezë. Gjatë një eventi në Goteborg të mërkurën (22 nëntor), kryeministri me sa duket bëri gafë të tmerrshme para një turme të madhe, përpara se të korrigjohej, duke thënë se Izraeli "ka të drejtën e vetëmbrojtjes", duke shkaktuar të qeshura nga protestuesit.

videon tashmë virale, Kristersson mund të dëgjohet duke thënë: "Suedia dhe BE-ja qëndrojnë të bashkuar, Izraeli ka të drejtën për gjenoci...vetëmbrojtje!". Pas kësaj, dikush nga turma i thirri kryeministrit duke i thënë: “A kanë të drejtë të bëjnë gjenocid tani? A ka Izraeli të drejtën për gjenocid? Kështu tha, e dëgjuam mirë”, shtoi qytetari.

Ndërsa eventi vazhdonte, protestuesit vazhdimisht talleshin me politikanin e qendrës së djathtë, duke brohoritur: "Turp për ty". Policia ndërhyri pas kësaj, duke larguar disa nga protestuesit nga salla. Kristersson më vonë replikoi me protestuesit në Facebook, duke i quajtur ata si njerëz pa respekt. “Kur u takuam sonte me disa qindra banorë të Goteborgut, takimi u ndërpre nga një grup njerëzish që bërtisnin, të cilët refuzuan të respektonin të gjithë të tjerët që kishin ardhur për të bërë pyetje. Këta diversantë politikë dukej se kishin ardhur në seancën tonë me pyetje dhe përgjigje vetëm për të shprehur zemërimin e tyre mbi Suedinë dhe pozicionin politik të BE-së për konfliktin në Lindjen e Mesme – ata ishin veçanërisht të zhgënjyer për dënimin e organizatës terroriste Hamas”, deklaroi kreu i qeverisë suedeze.

Izraeli filloi luftën e tij në Gaza pasi militantët nga Hamasi shpërthyen gardhin kufitar, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke kapur rreth 240 pengje më 7 tetor. Që atëherë, më shumë se 14,000 njerëz në Gaza janë vrarë nga bombardimet izraelite, rreth 40 për qind prej tyre janë fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore në territorin e sunduar nga Hamasi./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB