Bota

Gati për sulm! Sekuestrohen municione, bomba e tymuese në veri të Kosovës

Policia thekson se uniforma e gjetur sot është e ngjashme me uniformat që janë përdorur nga grupi terrorist në Banjskë në shtator të këtij viti.

f.t
Gati për sulm! Sekuestrohen municione, bomba e tymuese në veri të
pajisjet e sekuestruara

KOSOVA-Policia e Kosovës, ka sekuestruar në veri të Mitrovicës, mjete të rrezikshme që do të mund të përdoreshin për sulme ndaj policisë duke rrezikuar jetën e policëve dhe qytetarëve.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sekuestrimi i këtyre mjeteve të rrezikshme ka ndodhur sot në orët e hershme, ku efektivët janë informuar se në lagjen e boshnjakëve përballë shkollës së mesme teknike janë fshehur disa gjëra (pajisje të rrezikshme) të dyshuara që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve apo paraqesin rrezik potencial për përdorim të tyre edhe ndaj personelit policor, si dhe pengimin e realizimit të detyrave ligjore.

“Njësitet kompetente policore bazuar në informacione relevante pranuar nga qytetarët kanë ndërmarr veprime të menjëhershme hetimore dhe operative me ç’rast në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës, kanë realizuar një operacion kontrolli dhe aty kane gjetur: tela gjemborë të improvizuar (iriqë), bomba tymuese, municion dhe një uniformë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thekson se uniforma e gjetur sot është e ngjashme me uniformat që janë përdorur nga grupi terrorist në Banjskë në shtator të këtij viti./ ZËRI

Poll

MOS HUMB