Bota

Gazetarja pezullohet nga puna, iu zbulua afera me Robert F. Kennedy Jr.

31-vjeçarja, pa përmendur emrin e pasardhësit 70-vjeçar të Kenedit, e pranoi aferën.

k.m.
Gazetarja pezullohet nga puna, iu zbulua afera me Robert F. Kennedy Jr.
Olivia Nuzzi dhe Robert F. Kennedy Jr.

SHBA- Një skandal 'rozë' ka shpërthyer orët e fundit në SHBA, me “epiqendrën” në Uashington. Korrespondentja e revistës "New York Post", Olivia Nuzzi u pezullua nga puna pasi u zbulua se ajo kishte një lidhje me Robert F. Kennedy Jr. gjatë kohës që i mbulonte fushatën për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

31-vjeçarja, pa përmendur emrin e pasardhësit 70-vjeçar të Kennedy, e pranoi aferën.

"Natyra e disa komunikimeve mes meje dhe një ish subjekti u bë personale, por nuk përfshinte kontaktin fizik."

Burime për "New York Post" se Nuzzi dhe Kennedy dyshohet se kanë kryer marrëdhënie ndërsa ajo ishte e fejuar dhe ai ishte i martuar. E gjithë kjo ka ndodhur përpara se 70-vjeçari, ish-kandidat i pavarur, të tërhiqej nga gara për president. Gazetarja shkroi një artikull për Kennedy-n që u botua në nëntor 2023 dhe menjëherë pas kësaj, të dy duket se kanë filluar lidhjen e tyre.

Kennedy është i martuar me aktoren e Curb Your Enthusiasm Cheryl Hines që nga viti 2014 dhe është gruaja e tij e tretë. Ndërsa Nuzzi ishte fejuar me gazetarin e "Politico", Ryan Lizza që nga viti 2022. Por, 3 javë më parë, çifti e anuloi martesën./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB