Bota

Gjendet muri i epokës së gurit! Ishte ndërtuar në Detin Baltik 10 mijë vjet më parë

Struktura mund të jetë 'zhytur' brenda detit rreth 8500 vjet më parë.

D.XH
Gjendet muri i epokës së gurit! Ishte ndërtuar në Detin
Muri ne Detin Baltik

GJERMANI - Një mur i epokës së gurit i zbuluar në brigjet e Balltikut të Gjermanisë mund të jetë megastruktura më e vjetër e njohur e ndërtuar nga njerëzit në Evropë. Kështu thonë studiuesit. Muri, i cili shtrihet për gati një kilometër përgjatë shtratit të detit në Gjirin e Mecklenburgut, u vu re rastësisht kur shkencëtarët përdorën një sistem sonar me shumë rreze nga një anije kërkimore në një udhëtim studentor rreth 10 km (gjashtë milje) në det të hapur.

Inspektimi më i afërt i strukturës, i quajtur Blinkeruall, zbuloi rreth 1,400 gurë më të vegjël, që duket se ishin pozicionuar për të lidhur rreth 300 gurë më të mëdhenj, shumë prej të cilëve ishin shumë të rëndë. Muri i zhytur në ujë, i përshkruar si një zbulim emocionues, është i mbuluar nga 21 metra ujë, por studiuesit besojnë se ai është ndërtuar nga gjuetarë-mbledhës në tokë, pranë një liqeni ose moçali, më shumë se 10.000 vjet më parë.

Ndërsa qëllimi i murit është i vështirë për t'u vërtetuar, shkencëtarët dyshojnë se ai shërbeu si një korsi lëvizëse për gjuetarët në ndjekje të tufave. "Kur i ndjek kafshët, ato ndjekin këto struktura, nuk përpiqen t'i kapërcejnë", tha Jacob Geersen në Institutin Leibniz për Kërkimin e Detit Baltik në Uarnemünde, një qytet port gjerman në bregun e Balltikut. Një mur i dytë që kalonte përgjatë Blinkeruall-it mund të jetë ‘varrosur’ në sedimentet e detit, shkruajnë studiuesit në Proceedings of the National Academy of Sciences.

Përndryshe, muri mund t'i ketë detyruar kafshët të hyjnë në liqenin e afërt, duke i ngadalësuar ato dhe duke i bërë pre të lehta për t'u goditur për njerëzit, që rrinin në pritë në kanoe, të armatosura me shtiza ose harqe e shigjeta.

Bazuar në madhësinë dhe formën e murit 971 metra të gjatë, zoti Geersen dhe kolegët e tij e konsiderojnë të pamundur që muri të jetë formuar përmes proceseve natyrore, të tilla si një cunami i madh që lëviz gurët në vend, ose gurët që mbeten pas nga një akullnajë në lëvizje. Nëse muri ishte një korsi e lashtë gjuetie, ai ndoshta është ndërtuar më shumë se 10,000 vjet më parë dhe është zhytur me rritjen e nivelit të detit, rreth 8,500 vjet më parë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB