Bota

Gjendet “thesari” i drogës së Messina Denaros, 200 mln euro asete të 'kumbarit' të Cosa Nostra-s

Hetimi rindërton një pamje të rrënjosur në vitet 1980, kur aktivitetet e trafikimit të drogës lulëzonin nën kujdesin e 'Cosa Nostra' me seli në Trapani dhe me në krye udhëheqësin e saj, Matteo Messina Denaro. 

F.I
Gjendet “thesari” i drogës së Messina Denaros, 200 mln
Matteo Messina Denaro

ITALI-200 milionë euro të fshehura në parajsa fiskale anembanë botës! Ky është thesari i grumbulluar gjatë katër dekadave nga i ndjeri, Matteo Messina Denaro përmes trafikut ndërkombëtar të drogës. Mediat fqinje raportojnë se tre persona u arrestuan me akuzën e përdorimit të fondeve të paligjshme, të rënduara nga lehtësimi i mafias.

Hetimi nga ekipi i koordinuar nga Zëvendës Prokurori Vito Di Giorgio rindërton një pamje të rrënjosur në vitet 1980, kur aktivitetet e trafikimit të drogës lulëzonin nën kujdesin e 'Cosa Nostra' me seli në Trapani dhe me në krye udhëheqësin e saj, Matteo Messina Denaro. 

Kontrollet u zhvilluan jo vetëm në Itali, por edhe në Andorra, Gjibraltar, Ishujt Kajman, Luksemburg, Zvicër, Liban, Monako dhe Spanjë (në qytetet e Malagas, Marbellës, Benahavis dhe Puerto Banus), në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale gjyqësore dhe policore.  Cosa Nostra po përpiqet të rimarrë rolin udhëheqës që mbajti në trafikun ndërkombëtar të drogës në vitet 1970 dhe 1980. 

Kush është Messina Denaro?

Bosi i Cosa Nostra-s, i arrestuar më 16 janar, u transferua më 5 shtator nga njësia e kujdesit intensiv, ku ishte shtruar për të menaxhuar pasojat e operacionit, në repartin e të burgosurve të ngritur brenda spitalit. Por dha jetë më 24 shtator. Messina Denaro, për tre dekada me radhë, i kishte shpëtuar dënimit me burg për krimet e shumta që ka kryer, përfshirë masakrat e viteve ’92 dhe ’93. Ai tani po vuan burgimin e përjetshëm për të shlyer çmimin e krimeve të kryera. Ai ishte operuar për kancer në zorrën e trashë në vitet 2020 dhe 2022, përpara se të arrestohej. Gjithashtu në fund të qershorit, Drejtoria Italiane e Burgjeve e lejoi atë të linte qelinë për t’iu nënshtruar një tjetër ndërhyrjeje kirurgjike. Shtypi italian e cilëson Matteo Messina Denaro si “kumbari i fundit” i Cosa Nostra-s./ZËRI

Poll

MOS HUMB