Bota

Gjykata e Kolorados rrëzon padinë kundër Trump

Në vendimin e saj, Wallace zbuloi se Trump u përfshi në një kryengritje duke nxitur një trazirë më 6 janar 2021, por se presidenti nuk e shkeli Seksionin 3, pasi personat e përfshirë në konflikt nuk ishin "oficerë të Shteteve të Bashkuara".

k.m.
Gjykata e Kolorados rrëzon padinë kundër Trump
Donald Trump

SHBA- Gjykata e Kolorados hodhi poshtë një padi të ngritur nga disa avokatë që përfaqësonin një grup votuesish të këtij shteti federal, ku kërkohej përjashtimi i Donald Trump nga pjesëmarrja në zgjedhjet paraprake mes republikanëve për kandidaturën për presidencialet 2024. Gjyqtarja e Gjykatës së Qarkut të Kolorados, Sarah B. Wallace urdhëroi sekretarin e shtetit të Kolorados që ta vendosë Trumpin në fletën e votimit parësor të shtetit për vitin e ardhshëm.

Sipas mediave të huaja, vendimi është një tjetër fitore për Trump pasi gjykatat në Minesota dhe Michigan refuzuan këtë muaj përpjekje të ngjashme ligjore për ta skualifikuar atë nga kandidimi për president në ato shtete.

Një grup votuesish të Kolorados ngritën një sfidë ligjore ndaj kandidaturës së Trump në shtator, duke argumentuar se përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe sjellja e tij rreth trazirave të 6 janarit 2021, në Kapitol shkelën Seksionin 3 të Amendamentit të 14-të të Kushtetutës.

Në vendimin e saj, Wallace zbuloi se Trump u përfshi në një kryengritje duke nxitur një trazirë më 6 janar 2021, por se presidenti nuk e shkeli Seksionin 3, pasi personat e përfshirë në konflikt nuk ishin "oficerë të Shteteve të Bashkuara".

Qytetarët për Përgjegjësi dhe Etikë në Uashington (CREW) dhe disa firma ligjore ngritën padinë në emër të votuesve. Por nuk ia dolën ta mbanin larg votimeve. 

Padi të ngjashme kanë dështuar deri më tani edhe në Nju Hempshir, Minesota dhe Miçigan. Nëse Trump do të humbte në të paktën një nga këto procese, nuk do të merrte pjesë në zgjedhjet paraprake të atij shteti çka do t’i sillte disavantazh në rezultatin në shkallë kombëtare, ku kryeson bindshëm sondazhet. Ndërsa Trump kryeson në sondazhe midis pretendentëve republikanë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB