
BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Rishi Sunak ka thënë se qeveria do të apelojë vendimin e Gjykatës së Lartë të Irlandës, e cila vendosi këtë të hënë që dispozitat të mos zbatohen në këtë shtet. Gjykata e Lartë në Belfast urdhëroi ‘moszbatimin’ e vendimit pasi ato minojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut të garantuara në rajon sipas marrëveshjeve pas Brexit, raportojnë mediat e huaja.
Akti i Migracionit të Paligjshëm ofron kompetenca të reja për qeverinë për të ndaluar dhe larguar azilkërkuesit që mendon se kanë mbërritur ilegalisht në MB. Në qendër të ligjeve të reja është skema për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë. Justice Humphreys tha se aspektet e Aktit të Migracionit të Paligjshëm ishin gjithashtu të papajtueshme me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), për të cilën Mbretëria e Bashkuar mbetet e nënshkruar.
Kryeministri Rishi Sunak tha se qeveria do të apelojë kundër vendimit dhe vendimi ‘nuk ndryshon asgjë në lidhje me planet operacionale për të dërguar emigrantë të paligjshëm në Ruandë këtë korrik ose ligjshmërinë e Aktit tonë të Sigurisë së Ruandës’.
Ndërkohë 5,584 emigrantë të liruar me kusht tashmë nuk dihet se ku ndodhen dhe nuk janë nën monitorimin e autoriteteve. Mes tyre numëtrohen dhe 1 mijë e 633 shqiptarë që kanë shmangur 16,028 herë kontrollet të cilat kryhen rregullisht me telefon, përmes internetit ose ballë për ballë në komisariatet e policisë./ZËRI