
HAGË- Vijon procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. I 47-i në rashë, dëshmitari i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, banori i Prizrenit ka dëshmuar skenat e dhunës dhe keqtrajtimit nga pjesëtarët e UÇK-së.
Prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar Sarah Clanton ka bërë një përmbledhje të deklarimit të dëshmitarit të mbrojtur, ku thotë se ai është dërguar në një ndërtesë që përdorej nga UÇK të cilin e kanë marrë në pyetje dhe më pas e kanë dhunuar.
“Dëshmitari me numër 02749 ka qenë banor i Prizrenit. Në qershor 1999 është rrëmbyer dhe rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së. Është dërguar në një ndërtesë të përdorur nga UÇK-ja ku është marrë në pyetje dhe është rrahur më pas. Gjatë ndalimit ai i ka vërejtur edhe personat e tjerë të ndaluar dhe është liruar nga një ushtar UÇK-së,”- tha prokurorja Clanton duke cituar dëshmitarin.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe figura të tjera të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u arrestuan në vitin 2020, në lidhje me akuza për krime lufte./ ZËRI