Bota

Goditet në kokë deputetja nga Koreja e Jugut, përfundon në spital e mbuluar me gjak

Pas ngjarjes, ajo u dërgua në spital e mbuluar me gjak, por ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.

k.m.
Goditet në kokë deputetja nga Koreja e Jugut, përfundon në
Bae Hyun-jin

SEUL- Një deputete e Koresë së Jugut, nga Partia e Pushtetit Popullor në pushtet është sulmuar dhe është dërguar me urgjencë në spital. Mediat vendase raportuan se Bae Hyun-jin u godit në kokë me një sednd nga një sulmues i panjohur në një rrugë të Seulit. Pas ngjarjes, ajo u dërgua në spital e mbuluar me gjak, por ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.

Ende nuk ka detaje të tjera rreth ngjarjes, përfshirë edhe identitetin e sulmuesit.

Më parë në janar, kreu i Partisë Demokratike të opozitës, Lee Jae-myung u godit me thikë në qafë. Ai doli nga spitali tetë ditë më vonë. Ndërsa sot, viktima duket se është zgjedhur nga 'maxhoranca'./ZËRI

Poll

MOS HUMB