
SHBA- Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris ka marrë një goditje poshtë brezit pasi një lajm i ri po qarkullon kudo në rrjet për disa sjellje abuzive të bashkëshortit të saj, Douglas Emhoff, në marrëdhëniet e tij të kaluara.
Informacionet e reja që qarkullojnë në internet po njollosin imazhin e Harris, theksojnë mediat e huaja. Akuzat ndaj 59-vjeçarit Emhoff janë tronditëse dhe e vënë në pozitë të vështirë nënpresidenten aktuale të SHBA-së. Ky është skandali i parë që njollos imazhin e Kamalës dhe ka dalë në dritë pak javë para zgjedhjeve (5 nëntor), duke u bërë një armë e fortë për kandidatin republikan 78-vjeçar, Donald Trump.
Incidenti në mbrëmjen gala në Kanë
Emhoff, një ish-avokat i cili që ka shpallur pensionimin e tij nga puna që kur gruaja e tij u zgjodh zëvendëspresidente, dyshohet se e goditi në fytyrë të dashurën e tij të atëhershme më 24 maj 2012, në një mbrëmje gala gjatë Festivali të Filmit në Kanë. Thuhet se arsyeja pse e ka goditur ka qenë xhelozia. Çifti po prisnin një taksi kur vajza hapi çantën dhe i dha para një punonjësi të eventit, përveç parave që i dha, i vuri dorën mbi supe. Emhoff mendoi se ajo po flirtonte me të dhe e goditi në fytyrë.
Lidhja me dadon e vajzës së tij
Pas zbulimeve në media, Emhoff u detyrua të pranonte se kishte pasur një lidhje me dadon e vajzës së tij, Nayenne Naylor, gjatë martesës së tij të parë në vitin 2008.
Dadoja i kishte thënë se kishte mbetur shtatzënë, por më pas kishte abortuar. Ajo e kishte akuzuar atë se ishte përgjegjës për abortin, madje akoma edhe sot ajo pretendon se prokurori i përgjithshëm e mbylli çështjen pasi Emhoff i dha 80,000 dollarë.
Akoma nuk ka një deklaratë nga Kamala Harris për këto skandale të bashkëshortit të saj, ndaj është herët për të folur edhe për ndikimin që do të kenë në votimet e 5 nëntorit./ ZËRI