
AFRIKË e JUGUT- Ministrja e Transportit e Afrikës së Jugut Sindisiqwe Chikunga është grabitur dhe truprojave të saj iu janë vjedhur armët. Sulmi ndodhi të hënën por lajmi u raportua këtë të martë, ndërsa ministrja po udhëtonte në një autostradë në jug të Johanesburgut.
“Gomat e makinës së ministrit u shpuan nga thumba, duke e ndalur makinën dhe duke u mundësuar kriminelëve të grabisnin sendet me vlerë,” tha Ministria e Transportit.
Një zëdhënëse e policisë, Athlenda Mathe, tha se grabitësit u larguan me sende personale dhe dy pistoleta të Shërbimit Policor të Afrikës së Jugut (SAPS). Fatmirësisht shefja e Transportit në Afrikën e Jugur nuk u dëmtua dhe as shoqëruesit e saj.
Afrika e Jugut ka pasur prej kohësh një reputacion të keq për krime të dhunshme dhe shpesh përshkruhet si një nga vendet më të rrezikshme në botë jashtë zonave të luftës. Policia regjistroi më shumë se 500 grabitje dhe pothuajse 70 vrasje në vendin me 62 milionë banorë nga prilli deri në qershor të këtij viti, sipas statistikave zyrtare./Zëri.ai