Bota

Gratë protestojnë jashtë Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi, thirrje për kthimin e burrave të tyre ushtarakë

Për muaj të tërë, grupe të ndryshme të grave ruse kanë organizuar protesta sporadike për t'i bërë presion autoriteteve që të kthejnë bashkëshortët, djemtë dhe vëllezërit e motrat e tyre që ishin rekrutuar pas dekretit të Presidentit Vladimir Putin të shtatorit 2022.

E.K
Gratë protestojnë jashtë Ministrisë së Mbrojtjes
Pamje nga protesta

Një grup grash ruse organizuan një protestë të vogël, jashtë ministrisë së mbrojtjes në Moskë, duke bërë thirrje për kthimin e ushtarëve të thirrur për të luftuar në frontin në Ukrainë. Për muaj të tërë, grupe të ndryshme të grave ruse kanë organizuar protesta sporadike për t'i bërë presion autoriteteve që të kthejnë bashkëshortët, djemtë dhe vëllezërit e motrat e tyre që ishin rekrutuar pas dekretit të Presidentit Vladimir Putin të shtatorit 2022.

Një nga gratë që mori pjesë në protestën e sotme, e cila u identifikua si Polina, i tha Reuters se grupi prej 18 grave ishin mbledhur për t'iu drejtuar personalisht ministrit të Mbrojtjes Andrei Belausov, një profesor i ekonomisë të cilin Putin e emëroi në këtë post muajin e kaluar. Polina, e cila tha se është 20 vjeç dhe ka një burrë që lufton në Ukrainë, tha se gratë duan që Belausov të vendosë kufizime të rrepta për sa kohë mund të shërbejnë ushtarët përpara se të shkarkohen.

Protestat e grave janë një çështje e ndjeshme për autoritetet, pasi Kremlini e paraqet "operacionin special ushtarak", siç e quan luftën në Ukrainë, si një operacion që ka mbështetjen dërrmuese të popullit rus. Në shkurt, dhjetëra gazetarë, duke përfshirë një kameraman të Reuters, u arrestuan ndërsa mbulonin një demonstratë nga një grup i quajtur Way Home.

Polina tha se veprimi i sotëm nuk kishte lidhje me Way Home, të cilin Rusia të premten e quajti një "agjent të huaj", një term që mbart konotacione negative të epokës sovjetike për spiunazh. Fotot dhe videot që Polina postoi në aplikacionin Telegram tregonin gra që mbanin pankarta me slogane të tilla si "Të lutem sille babin në shtëpi". Disa kishin sjellë me vete fëmijë të moshës shkollore dhe të vegjël në karroca. Asnjë zyrtar i ministrisë nuk doli nga ndërtesa për të folur me gratë, tha Polina.

Protesta nxjerr në pah zemërimin dhe dëshpërimin që ka kapluar disa familje ushtarësh ndërsa lufta në Ukrainë zvarritet për të tretin vit pa fund. Putin kishte thirrur 300,000 rezervistë në shtator 2022, në një veprim jopopullor, duke thënë se nuk kishte nevojë të përsëritej sepse qindra mijëra të tjerë kishin dalë vullnetarë si ushtarë me kontratë. Putin është zotuar se trupat ruse, aktualisht duke përparuar në një numër frontesh, nuk do të ndalen derisa të arrijnë qëllimet e “operacionit special ushtarak”./ZËRI

Poll

MOS HUMB