Bota

Grevë kombëtare e punonjësve në Greqi, paralizohet transporti publik e mallrat

Sindikatat kundërshtojnë një ligj të miratuar në parlament, që rregullon marrëdhënien mes punonjësit dhe punëmarrësit

D.XH

 

Grevë kombëtare e punonjësve në Greqi, paralizohet

ATHINË - Greqia është përfshirë nga një grevë 24-orëshe kombëtare e punonjësve. Kjo grevë ka bërë që transporti publik i udhëtarëve dhe i mallrave të jetë i paralizuar.

Punonjësit, përfshirë shoferët e trameve, metrove dhe autobusëve urbanë janë gjithashtu në grevë. Kjo ka sjellë kaos në rrugët e Athinës, si dhe trafik të rënduar. Edhe kontrollorët ajrorë janë çuar në grevë.

Një gjykatë e Athinës ka shpallur grevën e kontrollorëve ajrorë si të paligjshme, duke urdhëruar që fluturimet ajrore të kryhen normalisht.

Edhe mësuesit, mjekët dhe persona të profesioneve të tjera, që punojnë në sektorin privat morën pjesë në protesta. Asnjë anije pasagjerësh ose mallrash nuk do të niset nga portet e vendit për 24 orët e ardhshme.

Sindikatat e sektorit shtetëror dhe atij privat janë hedhur në grevë, në kundërshtim të votimit në parlament të një ligji rregullator, mbi Kodin e Punës, që rregullon e përshtat me ekonominë reale marrëdhënien mes punëdhënësit dhe punonjësit.

Po ashtu, me këtë ligj, ka ndryshuar edhe kuadri ligjor i dhënies së papunësisë e ndihmës sociale, për personat që janë të papunë.

Qeveria beson se ligji do të bëjë që të çlirohen me mijëra vende pune.

Greqia është në një moment delikat, sa i përket ekonomisë. Tregu ka mungesë të më shumë se 750 mijë punonjësve. Ndërsa, papunësia në vend është 10 përqind. Kjo ka bërë që qeveria të shohë masat për pagesat e papunësisë. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB