Bota

Habit eurodeputetja rumune: Do sjell një prift, të largojë djajtë nga Parlamenti Europian

Liderja e ekstremit të djathtë kishte veshur një kostum tradicional rumun në ditën e saj të parë në Parlament

f.t
Habit eurodeputetja rumune: Do sjell një prift, të largojë
Diana Sosoaca

RUMANI-Eurodeputetja rumune Diana Sosoaca i befasoi të gjithë në sallën e Parlamentit Europian me deklaratën se do të sjellë “një prift për të larguar djajtë prej andej”. 

“Ashtu si në parlamentin rumun, edhe këtu, djajtë takohen me njëri tjetrin. Do të sjell një prift për të shenjtëruar zyrat e PE-së dhe kudo që të mundem. Është e drejta ime për fenë, për të shprehur besimin tim fetar,"-

Liderja e ekstremit të djathtë kishte veshur një kostum tradicional rumun në ditën e saj të parë në Parlament, shtoi se kishte marrë me vete një lloj rrëshire aromatike dhe “ikonën e Shën Paraskeva”, një shenjtore nga Ballkani i shekullit të 10-të, në ndërtesë dhe kjo sipas saj, bëri që “menjëherë qëndrimi i të gjithëve të ndryshonte”.

Ish-ligjvënësja e dhomës së lartë të parlamentit në vendin e saj, fitoi famë në Rumani për qëndrimet kundër emigracionit dhe kundër vaksinave kundër COVID-19, si edhe me sjelljen e saj përçarëse në legjislaturën e Bukureshtit.

Poll

MOS HUMB