
SHBA-Kompania e avionëve Boeing është nën vëzhgim pas një sërë incidentesh sigurie, duke përfshirë një shpërthim paneli në ajër në janar. Së fundmi një inxhinier i kompanisë së avionëve do të dalë përpara Senatit të SHBA-ve, pasi ka shprehur shqetësimin e tij se avionët e kompanisë mund të shpërthejnë në ajër, raporton BBC.
Inxhinieri Sam Salehpour, ka ngritur shqetësime për 787 Dreamliner, shqetësime të cilat u refuzuan nga kompania Boeing. Në një intervistë për NBC News, inxhinieri shprehu frikën e tij se nëse problemet strukturore nuk analizohen dhe rregullohen, avioni mund të “përplaset në tokë”.
I pyetur nëse do ta vendoste familjen e tij në një nga avionë 787, inxhineri Selafur u përgjigj: ” Për momentin, nuk do ta bëja.”
Boeing, një nga dy prodhuesit kryesorë në botë të avionëve komercialë, ka insistuar sërish se avionët e tij janë të sigurt dhe ka kundërshtuar pohimet e inxhinierit. Sipas kompanisë pohimet e inxhinierit janë të pasakta. Akuzat e Salehpour u etiketuan "thellësisht serioze" nga senatori demokrat Richard Blumenthal, i cili do të kryesojë seancën e së mërkurës. Të tjerë që pritet të dëshmojnë të mërkurën përfshijnë një përfaqësues të Administratës Federale të Aviacionit (FAA).
Të ndodhur në këtë situatë edhe CEO i Boeing, Dave Calhoun ka deklaruar se synon të largohet nga kompania deri në fund të vitit dhe paralajmëroi se do të ketë një ndryshim të madh të lidershipit. Kryetari i Boeing, Larry Kellner nuk do të kandidojë për rizgjedhje si drejtor bordi. Bordi ka zgjedhur ish-CEO i Qualcomm Steve Mollenkopf pasuesin e tij./ZËRI