KOLUMBI- Gustavo Petro, Presidenti i Kolumbisë, ka zgjedhur edhe një herë të provokojë debat publik duke folur hapur për legalizimin e kokainës. Këtë herë, gjatë një mbledhjeje urgjente të kabinetit në vendin e tij, ai theksoi se kokaina është po aq e dëmshme sa uiski, raportojnë mediat e huaja.
Petro u shpreh se kokaina mbetet e paligjshme vetëm sepse “prodhohet në Amerikën Latine” dhe vazhdoi duke e krahasuar drogën me alkoolin, duke theksuar se “kokaina nuk është më e dëmshme se uiski”.
Petro, presidenti i parë i qendrës së majtë të Kolumbisë, kishte deklaruar në fjalimin e tij inaugurues se "lufta kundër drogës ka humbur" dhe kishte njoftuar një sërë masash për të zgjeruar kultivimin e bimës. Sipas presidentit të vendit, kultivimi ka të bëjë me më shumë se 110 mijë familje fermere, të cilat janë stigmatizuar pa nevojë, pasi gjethet e bimës nga e cila prodhohet droga përdoren edhe për prodhimin e plehrave bujqësore.
Politika e Presidentit socialist të vendit, megjithatë, bazuar në të dhënat zyrtare të agjencisë së kontrollit të drogës të OKB-së, ka sjellë një rritje prej 10% të prodhimit të kokainës në një vit, ndërkohë që vetëm në vitin 2023 në vend janë kultivuar 25300 kilometra katrorë, 230 më shumë se në vitin 2022./ZËRI