Bota

‘Hamas organizatë çlirimtare’, Salvini: Deklaratë e neveritshme

Ministri italian Mateo Salvini tha se deklarata e Erdoganit për Hamasin vetëm sa i fryn përçarjes dhe nxit tensionet në rajonin e luftës.

D.XH
‘Hamas organizatë çlirimtare’, Salvini: Deklaratë e
Salvini dhe Erdogan

ITALI - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Industrisë së Italisë, Matteo Salvini ka reaguar, pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, tha se Hamasi është organizatë çlirimtare.

Salvi tha se fjalët e Erdoganit ishin të neveritshme dhe skandaloze. Politikani talian ka kërkuar nga autoritetet italiane, që të thirret zyrtarisht ambasadori turk, ku t’i komunikohet notë proteste.

“Deklarata e Erdogan për Hamasin është skandaloze. Deklarata të tilla vetëm sa krijojnë përçarje dhe destabilizojnë më tepër rajonin, ku ka shpërthyer lufta”, tha Salvini.

Ai shtoi se do t'i kërkojë zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Antonio Tajani, që të thërrasë ambasadorin turk dhe të bëjë një protestë zyrtare.

Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, ndërsa përgjigja izraelite ishte e menjëhershme. Më tepër se 7200 njerëz kanë vdekur, nga sulmet me raketa, nga të dyja palët. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB