Bota

Hamasi e konfirmon: Katër udhëheqës të grupit janë vrarë!

Grupi militant palestinez tha se Al Ghandour ishte gjithashtu një anëtar i këshillit të tij ushtarak.

f.t
Hamasi e konfirmon: Katër udhëheqës të grupit janë
foto ilustruese

IZRAEL- Hamasi ka konfirmuar sot vrasjen e katër komandatëve të grupit. Mes udhëheqësve të vrarë është edhe komandanti i brigadës së Gazës veriore, Ahmad Al Ghandour. Grupi militant palestinez tha se Al Ghandour ishte gjithashtu një anëtar i këshillit të tij ushtarak.

Tre liderët e tjerë ishin: Wael Rajab, Raafat Salman dhe Ayman Siyam. Në mesazhin e tyre grupi shkruan: Ne zotohemi para Zotit që të vazhdojmë rrugën e tyre dhe që gjaku i tyre të jetë dritë për muxhahidët dhe zjarr për pushtuesit. 

Ndërkohë forcat izraelite bënë me dije se kanë sekuestruar më shumë se 1.3 milionë dollarë para në dorë nga shtëpitë e terroristëve dhe bastionet e Hamasit në Gaza.

Poll

MOS HUMB