Bota

Hamasi i tha 'PO' armëpushimit, Izraeli: Hile për të na nxjerrë si pala që refuzon! Zbardhen 3 FAZAT

Në të njëjtën kohë, nënvizohet se propozimi i Hamasit është “larg” nga kërkesat e Izraelit, por Izraeli do të dërgojë një delegacion për ta diskutuar.

E.K
Hamasi i tha 'PO' armëpushimit, Izraeli: Hile për të na
Pamje nga lufta

IZRAEL- Këshilli i Luftës vendosi unanimisht që Izraeli të vazhdojë operacionin në Rafah për të ushtruar presion ushtarak ndaj Hamasit në mënyrë që të avancojë lirimin e pengjeve, tha zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë pasi Hamasi I yja “po” një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari. Në të njëjtën kohë, nënvizohet se propozimi i Hamasit është “larg” nga kërkesat e Izraelit, por Izraeli do të dërgojë një delegacion për ta diskutuar.

Një zyrtar i lartë izraelit i tha AFP se Izraeli po shqyrtonte propozimin.

“E kemi marrë propozimin dhe po e shqyrtojmë. Ky nuk është korniza për të cilën kishim rënë dakord. Po e shqyrtojmë”, tha zyrtari.

Ai nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e dokumentit. Më herët, një tjetër zyrtar izraelit i cituar nga Reuters tha se Hamasi kishte pranuar një propozim "të butë" egjiptian që nuk ishte i pranueshëm për Izraelin.

"Kjo duket të jetë një dredhi për ta bërë Izraelin të duket se është pala që refuzon një marrëveshje," tha zyrtari izraelit, i cili foli në kushte anonimiteti.

Marrëveshja me tre faza. Propozimi i armëpushimit i rënë dakord nga Hamasi është një marrëveshje trefazore, secila prej 42 ditësh, i tha Al Jazeera, zëvendëskryetari i grupit islamik palestinez në Gaza, Khalil al-Haya.

Ai shtoi se faza e parë parashikon kthimin e palestinezëve të zhvendosur në Gaza në shtëpitë e tyre dhe rrjedhjen e ndihmave. Në fazën e dytë, Hamasi do të lironte të burgosurit meshkuj për një numër të pacaktuar të burgosurish palestinezë. Faza e tretë e marrëveshjes do të përfshijë fillimin e zbatimit të një plani rindërtimi për një periudhë prej tre deri në pesë vjet./ZËRI

Poll

MOS HUMB