Bota

"LEPTIR"/ Prapaskenat e dokumentit të shërbimit sekret, Haradinaj akuza të forta Kurtit: Është rekrutuar nga serbët

Haradinaj ka akuzuar Kurtin se është rekrutuar nga Serbia gjatë kohës që ka qënë në burg, dhe tashmë zbaton axhendën ruse

E.K
"LEPTIR"/ Prapaskenat e dokumentit të shërbimit sekret,
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit “është i rekrutuar nga Serbia”. Haradinaj i referohet kohës kur Kurti ka qenë i burgosur në Serbi, dhe më pas është bërë zëdhënës i UÇK-së.

“Unë po ju them që Albin Kurti është i rekrutuar në burgun e Serbisë. Ka qenë edhe para se të shkojë në Serbi i afërt me serbët, këtu në Prishtinë, ka kaluar kohë më shumë. Albini para se me u bë zëdhënës i UÇK-së, nuk e di si ka ardh deri aty, e shpjegon historia që është i rekrutuar”, tha ai.

Haradinaj ka shtuar se Kurti zbaton agjendën ruse, që sipas tij ka për qëllim largimin e Kosovës nga SHBA-ja dhe NATO-ja.

Por për çfarë e ka fjalën Haradinaj?

"LEPTIR"/ Prapaskenat e dokumentit të shërbimit sekret,

"LEPTIR"/ Prapaskenat e dokumentit të shërbimit sekret,

Vetëm pak kohë më parë, mediat publikuan një dokument të shërbimit sekret, i cili mendohet se i përket kohës kur lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës, i burgosur politik në vitet 1999-2001. "Mediat serbe" kanë nxjerrë një dokument të shërbimit serb, i cili mban datën 6 qershor 2001. Sipas raportit, shërbimi i regjimit të Slobodan Millosheviçit ka arritur të rekrutojë të burgosurin shqiptar me pseudonimin ‘LEPTIR’, (shqip. Flutura), i cili pretendohet se i përket kryeministrit Kurti. 

Dokumenti paraqet emra, rrethana, data, por deri më tani nuk është i provuar se është i vërtetë. Mesa duket këtij dokumenti i është referuar edhe Haradinaj në akuzën e bërë./ZËRI

Poll

MOS HUMB