Bota

Haradinaj paralajmëron zgjedhje të parakohshme në qershor

Sipas Haradinaj Kosova mund të shkojë në zgjedhje të përgjithshme bashkë me zgjedhjet që do të organizohen në katër komunat.

a.l
Haradinaj paralajmëron zgjedhje të parakohshme në qershor
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti organizoi peticion për shkarkimin e kryetarëve të 4 komunave në Veri. Sipas Haradinaj Kosova mund të shkojë në zgjedhje të përgjithshme bashkë me zgjedhjet që do të organizohen në katër komunat.

“Kjo është shpikje e Albin Kurtit. Imagjinoni, Kurti harxhon para të Kosovës me shkarku Lulzim Hetemin. Absurditeti më i madh, me pagu pare, me organizu peticion me shkarku Lulzim Hetemin. Ekziston mundësia të shkojmë në zgjedhje në qershor, së bashku me këto zgjedhjet komunale”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ndër të tjera ka folur edhe për problemin e Manastirit të Deçanit, duke thënë se Kurti po mundohet që t’ia bartë përgjegjësinë Komunës së Deçanit dhe sipas tij Kurti./ZËRI 

Poll

MOS HUMB